Foto/ Epopeja e UÇK-së, shënohet edhe në Ankara

Përmes një postimi në rrjetin social FB,  Unioni Studentor Shqiptar në Turqi, Ankara, ka njoftuar se në shoqërim të këtij manifestimi nuk kanë munguar as ushtarak nga ushtria e Kosovës.

Postimi vijon si më poshtë:

“Në Ankara u përkujtua Simboli i pavarësisë së Kosovës Adem Jashari.
Në ambientet e Qendrës Kulturore në Ankara u realizua aktiviteti “Epopeja e UÇK-‘së” tashmë tradicional. Në aktivitetin e organizuar nga Unioni Studentor Shqiptar Turqi në Ankara morën pjesë stafi diplomatik i Republikë së Kosovës, diaspora shqiptare në Ankara dhe studentët shqiptar që studiojnë në Ankara. Koloneli Bekim Osmani foli për rezistencën e familjes Jashari dhe njëherit për luftën çlirimtare të Kosovës. Blerim Dajaku nga Ambasada e Republikës së Kosovës pas fjalimit përshëndetës Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara i dhuroi librat me dy volume te cilat janë të botuara nga vet ai. “Vargjet e pozisë së pergjakur” (2008) dhe “Përtej Kujtimeve”(2018).”

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne