FOTO/ Kërkojnë të marrin vajzën nga kampi, muxhahedinët godasin çiftin iranian

Duan të marrin vajzën nga kampi i Manzës me pretendimin se mbahet padrejtësisht aty, dhunohen nga muxhahedinët te Medresea çifti iranian me shtetësi kanadeze.

Ky çift ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri pasi kërkon të marrë vajzën e tyre që sipas çiftit pikërisht në këtë kamp. Ata nuk janë lejuar të kontaktojnë me të bijën dhe për këtë arsye ka ndodhur konflikti, ndërsa pretendojnë se janë goditur nga muxhahedinët gjatë faljes te Medresea në Tiranë.

Çifti kanadez ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve pas konflitit fizik me përfaqësuesit e muxhahedinëve. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër katër në kryeqytet disa pjesëtarë të muxhahedinëve.



(Iraniani nën kujdesin e mjekëve te QSUT)

Burri iranian pretendon se është dhunuar fizikisht, por pas ekzaminimieve mjekësore në QSUT, nuk është konstatuar ndonjë frakturë, apo pasojë nga goditja.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne