FOTO/ Kush ishte politikani që bllokoi hetimet për ‘Bankers Petroleum’?

Një politikan i njohur dhe karizmatik në Shqipëri, dyshohet se ka influencuar mbylljen e auditimeve dhe të hetimit në prokurori të një dosje të dhënies fiktive me qira të pronave për interes të koorporatës Bankers Petroleum.

Një burim i mirëinformuar në institucionet e sigurisë i tha Hashtag.al se afera ka përfshirë disa zyrtarë të lartë të ministrisë së Ekonomisë në vitet 2016-2017.

Sipas burimit kjo ministri ka dhënë në vitin 2015 disa toka me qira në favor të kompanisë ‘Adriatik 2015’, por pak javë më vonë, kompania qiramarëse’Adriatik 2015’  ja ka kaluar  për përdorim këto toka koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një çmim shumëfish më të lartë.

“Skema është primitive dhe banale. Dikush ka ditur planin e zhvillimit të Bankers  Petroleum dhe trojet ku ata do shtrinin aktivitetin naftënxjerrës. Ndoshta është dhe informacion i dalë nga vet Bankers. Këto toka ka shkuar dhe i ka marrë me qira (fjala vjen me 1 lekë) kompania ‘Adriatik-2015’, ndërsa pak javë më vonë, kjo kompani ja ka kaluar në përdorim koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një vlerë disa fish më të lartë, fjala vjen me 12 lekë”, – tha burimi.

Sipas të njëjtit burim pasi kanë rënë në gjurmë të skemës, institucionet audituese të vendit kanë ngecur me procedurën për shkak të ndërhyrjeve, ndërsa një procedim penal i nisur në prokurori në vitin 2017 u pezullua gjithashtu.

Nga një verifikim elementar i bilanceve të kompanisë ‘Adriatik-215’  rezulton se kjo kompani ka deklaruar një fitim neto prej afro 600 mijë dollarë për vitin 2016 dhe një fitim neto prej 610 mijë dollarë për vitin 2017.

Kjo kompani nuk ka deklaruar asnjë aktivitet tjetër përveç qiradhënies.  Ndërsa pronarë të kompanisë (në letra) rezultojnë disa individë anonimë nga Fieri dhe Lushnja.

Në vitin 2017 kompania ka pezulluar aktivitetin, ndërsa pezullimi përkon dhe me periudhën kur ndaj kësaj kompanie po zhvilloheshin hetimet në prokurori.

Hetimet kanë përfshirë asokohe ish-ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi si dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Ergys Qirici, ky i fundit është lidhje familjare por dhe lidhje e ngushtë miqësore e disa figurave me pushtet politik në Partinë Socialiste.

Image

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne