FOTO/ Studentët rinisin protestën, çfarë po ndodh nëpër fakultete

Studentët janë rikthyer në protesta pas pushimeve të fundvitit, ndërsa u kanë vënë kyçin fakulteteve.

Pranë Fakultetit Ekonomik dhe atij të Histori-Filologjisë, studentët janë grumbulluar në rrugë.

Ndërsa numri i tyre në rrugë nuk është aq masiv sa ishte paralajmëruar, studentët thanë se kjo vjen për shkak të presioneve ndaj tyre, por edhe ndaj prindërve të tyre.
“Ndoshta nuk na bashkohen në shesh, sepse janë bërë presione por protesta më e madhe është bojkoti total i mësimit.

Edhe nëse nuk na bashkohen i kuptojmë, sepse u është bërë presion edhe prindërve për t’i futur nxënësit në mësim”, tha një studente e cila shpjegoi edhe se çfarë përfshin marrëveshja e nënshkruar me studentët e Kosovës e firmosur një natë më parë.

Marrëveshja parashikon se në protestat tona ata të vijnë të na mbështesin, ne të jemi në mbështetje të tyre. Do të ketë edhe nga Kosova”, – tha ajo.

Një tjetër studente tha: “Tentative për të na përçarë ka pasur gjatë të gjithë kohës, për aq kohë sa do të vijojë protesta do të ketë tentativa për ta ndaluar revoltën e studentëve.

Largimi i Lindita Nikollës nuk është zgjidhja, por plotësimi i kërkesave”.

Ndërkohë bojkoti i mësimit vijon edhe në qytete të tjera të vendit.



NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne