Nuk kanë kaluar lehtë fyerjet e Veliajt ndaj qytetarëve që protestojnë te Astiri. Ditët e fundit, disa parulla janë vendosur nëpër rrugët e qytetit me logon e “Mjaft”-it mbi fytyrën e Veliajt. Ato shihen në në shtyllat e ndriçimit të rrugës dhe koshat e plehrave. Këto foto kanë qarkulluar edhe në profilet e rrjeteve sociale të shumë qytetarëve.

Pavarësisht propagandës së ashpër që e paraqet Veliajn si një punëtor të palodhur në interes të qytetarëve, duket se ka nisur një fushatë për ndërgjegjësimin e banorëve të Tiranës, për fytyrën e vërtetë të kryebashkiakut të të pasurve, që qytetin e mbushi me kulla dhe qytetarëve po u shemb shtëpitë.

ImageImageImageImage

30