FOTO/ Zbulohet pasuria e Vangjush Dakos, një pallat 11-katësh dhe 10 llogari bankare

Është një nga kryebashkiakët më të përfolur në radhët e së majtës. Në 3 mandatet e tij në krye të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është akuzuar shpesh nga kundërshtarët dhe opozita për konflikt interesi dhe përfitime të paligjshme.

Ai ka hyrë në politikë si biznesmen i një firme betoni të cilën më pas e kanë administruar familiarë të tij. Në media shpesh herë është përmendur pasuria e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

Nga një investigim i bërë nga “spending.data.al” jepet mënyra se si ka ndryshuar pasuria e familjes Dako në vite. Bashkëshortja dhe djali i Dakos rezultojnë me pasuri të shumta, ndërsa vetë kryebashkiaku deklaron shumë më pak.

Prona më e madhe që Dako ka deklaruar 100% e tij është një pallat 11-katesh me sipërfaqe totale 3640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë. Prona tjetër e rëndësishme e Dakos është një tokë truall me sipër 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollarë. Një tjetër pronë është një apartament me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollarë.

Ai deklaron se është pronar i 3 magazinave dhe një garazhi me sipërfaqe 100 m2 në vlerën 15 000 dollarë. Për këto prona Vangjush Dako është pronar i vetëm me 100 % te aksioneve. Nuk mungojnë në pasurinë e tij edhe 2 automjeteve të shtrenjta, një veture tip Mercedes Benz në vlerën 25 000 euro dhe një BMW në vlerën 700 000 lekë.

Për vitin 2016 ai ka deklaruar se ka pasuri në bankë 140 000 lekë, por dhe një llogari tjetër në vlerën 4 000 euro. Rroga e Dakos si kryetar bashkie është 1 397 528 lekë të cilës i shtohen edhe të ardhurat si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës në vlerën 140 845 lekë.

Bashkëshortja, Alba Dako, ka të ardhura nga paga si përgjegjëse laboratori në Drejtorinë Rajonale Shëndetësore, 647 737 lekë. Familja Dako ka gjithsej 10 llogari bankare, por edhe një detyrim të papaguar prej 2314 euro në një llogari bankare.

1) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 675 euro.
2) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 11 016 dollar.
3) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 17 845 lekë.
4) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 381 395 lekë.
5) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 843 658 lekë.
6) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 10 818 lekë.
7) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 180 lekë.
8) Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 200 euro.
9) Detyrim i papaguar kartë krediti, 2 314 lekë.
10) Djali, Xhorxhi Dako, zotërues i 35% të aksioneve të shoqërisë Artic-Group shpk, 966 000 lekë, me para marrë borxh nga xhaxhai.
11) Djali, Xhorxhi Dako, zotërues i 20% të aksioneve të shoqërisë DB Wash International, 20 000 lekë.

/ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne