Fotografi e hershme e familjes myslimane Jashari

Është publikuar një fotografi e rrallë e fëmijëve të familjes së Jashari, që u vranë në luftën e fundit në Kosovë, dhe e vetmja e mbijeuar është Besarta Jashari.

Beteja nisi në mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi mbi Jasharjt nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në këtë betejë, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne