Fotoja e Ballës me ‘bosin e kokainës’, Berisha: Në 14:00 nxjerr letrat

“Luftë” e ashpër mes kampeve politike shqiptare. Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një ultimatum kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Pasi nxori dje një foto ku sipas tij shfaqej Balla me ‘bosin e kokainës’ Maksi Beca, Balla reagoi dhe tha se ishte fotomontazh duke mohuar njohjen me personin tjetër.

Por sot Berisha paralajmëron se do të nxjerr në tavolinë letrat. Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit që i ka siguruar dhe foton e parë i cili i jep ultimatum Ballës që deri në orën 14:00 të kërkojë ndjesë publike se fotoja me të arrestuarin për trafik droge është montim.

STATUSI
Ultimatum i qytetarit dixhital per Taulant Bego/Jaris! sb
Lidhur me mashtrimin tuaj se fotoja me te arrestuarin nga policia Maksi Beça është montim ne rast se nuk kërkon ndjesë publike gjere ne ora 14:00 te ditës sotme për fyerjen qe me ke bere do përballesh me publikim dokumentesh përvëluese!

Berisha Fbok

Por pas akuzave të djeshme të ish-kryeministrit reagoi dhe vetë personi i përfolur Maksi Beca. Në një status në “Facebook”, Beca shkruante se e ka pasur idhull Berishën dhe se gjithmonë në Shqipëri ka votuar për të dhe nuk e priste që ish-kryeministri ta bënte mik me Taulant Ballën.

“Sali Berisha Maksi Beca jam, të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar nojherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruante Beca.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne