FOTOT e rralla/ Kur “amerikani” Enver Hoxha hynte fitimtar në qytetin ku s’kishte më nazistë

Ishte Tetor 1944. Forcat gjermane kishin nisur tërheqjen e madhe nga Ballkani dhe tashmë kishin liruar pjesën më të madhe të Shqipërisë, përveç Tiranës dhe rrugën deri në Shkodër.

Në këto kushte, Qeveria e përkohshme e shpallur nga Enver Hoxha me atë kryeministër vendosi të hyjë në Berat. Hyrja në Berat e Enver Hoxhës në fillim të tetorit 1944 është mjaft e dokumentuar nga aleatët e luftës.

I hipur mbi një kalë, Enver Hoxhën e shoqëronin krerët e misioneve ushtarake amerikane dhe britanike. Konkretisht Majori Stefani dhe britaniku Smith. Por tashmë pranë tij ishte edhe një oficer i lartë sovjetik, Ivanovi si dhe jugosllavi Stojniç.

Më pas, Hoxha do të shfaqej i veshur me një uniformë të re në mbledhjen e parë që u bë në Berat. Me çizme të lustruara, me një pistoletë në brez dhe një çantë dore, Hoxha mbante 3 yje të arta në krah, që simbolizonin gradën e gjeneralit. Përveç tij, një unformë të ngjashme mbante edhe Spiro Moisiu që vinonte të ishte shefi i Shtatit të Ushtrisë. Kjo uniformë e veçantë ishte dhuratë nga amerikanët për Enver Hoxhën. Sigurisht që ky fakt nuk përmendet kurrë në historinë e Shqipërisë dhe fati i kësaj uniformë, ku ai hyri si trumfator në Berat, nuk dihet.

Në Berat, Hoxha mori shtëpinë më të mirë dhe e përshtati si zyrën e tij ku qendroi rreth 7 javë. Në atë shtëpi kishte edhe disa konakë ku ai flinte me të fejuarën, Nexhmijen. Pranë ndodheshin edhe shtëpitë e misionarëve jugosllavë dhe rusë. Ata amerikanë dhe britanikë qendronin më larg si një sinjal paralajmërues që ftohja kishte filluar me perëndimorët. Majori britanik Leon kujton se në datën 17 nëntor, kur u dha lajmi i marrjes së Tiranës, Hoxha e ka gdhirë duke pirë me miqtë rusë dhe jugosllavë.

Pas vendosjes në Tiranë me 28 Nëntor 1944, Enver Hoxha do ti kthente shpinën amerikanëve dhe britanikëve duke vendosur të ishte nën tutelën e jugosllavëve. E natyrisht, ndihma e madhe amerikane dhe britanike në para, armë, veshje e ushqime që llogaritej në dhjetëra milionë dollarë, u mohua gjithnjë. Për ironi, gjatë luftës jugosllavët dhe rusët nuk dhanë asnjë cent për luftën në Shqipëri.

Në foton e parë, të bërë nga oficerët britanikë që shërbyen gjatë luftës në Shqipëri, shfaqet Enver Hoxha i hipur mbi kalë në hyrje të Beratit.

Në foton e dytë dhe të tretë, Hoxha merr pjesë në paradën e nderit. Pas tij ndodhet edhe Spiro Moisiu si dhe Myslym Peza, i cili mbante të njëjtën gradë si gjeneral por pa uniformë amerikane.

Në foton e tretë shfaqen mjaft prej personazheve të luftës gjatë punimeve të konferencës në Berat ku mbi krye kishin flamurin amerikan, britanik dhe atë sovjetik.

Në foton e fundit, Hoxha ka pozuar për oficerët britanikë në hyrje të selisë së tij në Berat.

/Nga Erald Kapri për newsbomb.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne