FOTOT/ Raki, verë, mish, ja si kalojnë kohën deputetët e PD-së gjatë bojkotit

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët kanë bojkotuar punimet e Kuvendit që prej muajit shtator, veç pjesëmarrjes në protestat e fundit të banorëve të Unazës së Re, pjesën tjetër të kohës së lirë po ia kushtojnë shoqërisë.

Para një gote vere apo rakie të shoqëruar me mish, deputetët demokrat, Edi Paloka, Flamur Noka, Florion Mima, Isuf Çela dhe ish-deputeti i Eduard Halimi kanë drekuar me njëri-tjetrin në një restorant në kryeqytet.

Veç debateve për politikën e ditës, deputetët kanë dëgjuar dhe performancën me kitarë të deputetit Florion Mima.

Këtë drekë miqësore e ka përcjell në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Eduard Halimi i cili “braktisi”  mandatin e deputetit për të hapur një studio ligjore në Tiranë.

“Nuk mund të vendosim kush do jenë fëmijët, vëllezërit apo fqinjët…por mund te vendosim kush do jenë miqtë tanë me të cilët duam të rrimë dhe shkëmbejmë energji pozitive..

Me Edin, Florin, Aldon, Flamurin dhe Isufin, miqtë e mi të mirë”, shkruan Halimi.

deputetet e PD raki dhe qoftedeputetet e PD raki dhe qofte1Florion-MimaHalimi-rakia

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne