FOTOT/ Urgjenca e QSUT, të sëmurët dergjen korridoreve në pritje të mjekimit

Pacientët që paraqiten për mjekim në Urgjencën e Qendrës Universitare Spitalore janë të detyruar të presin shtrirë nëpër korridoret e spitalit për t’u trajtuar. Në disa foto që publikon Lapsi.al duket mjerimi i një ditë të zakonshme pune në Urgjencën e QSUT, me të sëmurë që dergjen korridoreve dhe që marrin ndihmë, kryesisht nga të afërmit e tyre.

Në urgjencë mungojnë dhomat për shtrimin e të sëmurëve dhe që për momentin janë mbushur me pacientë që vuajnë nga zemra.

Numri i vogël i mjekëve në dispozicion, vetëm tre vetë mbrëmjen e kësaj të premteje, e bën të pamundur përballimin e fluksit.

Pak muaj më parë, mjekët e Urgjencës në QSUT iu drejtuan publikisht qeverisë dhe opinionit publik me një letër ku kërcënonin me braktisje nga puna nëse situata nuk ndryshonte.

Ajo që ndryshoi ishte vetëm propaganda e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe kryeministrit Edi rama, sepse siç duket nga fotot, situata e të sëmurëve, mbetet e njëjtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne