‘Fox News’ sqaron pse Trump tërhoqi Kathleen Ann Kavalec si kandidate për ambasadore të SHBA në Shqipëri

Që në fillim të këtij viti, kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore e SHBA në Tiranë, është kthyer mbrapsht prej presidentit Donald Trump.

Megjithatë, edhe pse lajmi u konfirmua nga Komisioni i Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, në atë kohë nuk ishte e qartë arsyeja e kësaj tërheqjeje.

Së fundmi, media amerikane ‘Fox News’ ka zbardhur detaje nga ky vendim, dhe sqarojnë se shkak për tërheqjen i të nominuarës për ambasadore në Shqipëri ishte fakti se ajo ka bashkëpunuar me spiunin anglez që hartoi dosjen false për presidentin Trump, si dhe kishte informuar një zyrtar të lartë, para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.

Zonja Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne