Franca duhet fillimisht të ballafaqohet me krimet e saj në Afrikë

Qeveria turke ka reaguar ndaj Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili deklaroi të martën se do të shpallin datën 24 prill si “dita përkujtimore” e të ashtuquajturit «gjenocid armen».

“Dënojmë fuqimisht dhe refuzojmë vendimin e Macronit, i cili merr për bazë pretendimet false rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në Shtetin Osman gjatë vitit 1915”, ka shkruar në “Twitter” zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet, Omer Çelik.

Ai e ka cilësuar këtë si një vendim që pengon dialogun dhe si një hap të ndërmarrë nga Macroni për të kënaqur lobet e interesave politike.

“Franca, vend që pretendon ballafaqimin me historinë, duhet fillimisht të ballafaqohet vetë me krimet kundër njerëzimit, të cilat ajo ka kryer në Benin, Burkina-Faso, Gabon, Guine, Kamerun, Mauritani, Niger, Senegal, Tunizi dhe Çad”, ka shtuar zëdhënësi i AK Partisë.

Po ashtu – ka vijuar zyrtari i forcës politike turke në pushtet – nëse Macroni dëshiron të politizojë çështjet e ballafaqimit me historinë, atëherë duhet të zgjedhë ballafaqimin me historinë e vendit të tij.

“Kjo do të ishte një qasje më parimore”, ka përfunduar zëdhënësi Çelik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne