Franca mbyllë xhamitë!

Parlamenti francez ka votuar për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë për herë të gjashtë, ndërsa qeveria njofton se do të mbyllë tre xhami të tjera si pjesë e masës së re.

Të enjten, ligjvënësit francezë votuan me 137 pro dhe 13 kundër për të zgjatur masën deri në muajin nëntor. Ajo ishte vazhduar tashmë pesë herë. Gjendja e jashtëzakonshme u jep forcave të sigurisë më shumë liri për të kryer bastisje dhe mbikëqyrje. Ajo gjithashtu i lejon autoritetet të kufizojnë lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve në kohë dhe vende të caktuara. Xhamitë që konsiderohet vende ku prodhohet terrorizmi do të mbyllen nën gjendjen e jashtëzakonshme. “Sot, janë tre (xhami) që duam t’i mbyllim”, tha të enjten ministri i brendshëm i Francës, Gerard Kolomb. “Që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme, ne kemi mbyllur 16 xhami”. Kjo është hera e parë që gjendja e jashtëzakonshme po vazhdohet nën udhëheqjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili u zotua të heqë atë, por gjithashtu që disa nga masat e saj të shndërrohen në ligj të përhershëm nën një projekt-ligj të ri. Kolomb tha gjithashtu se kishte arsye të nevojshme për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. “Sigurisht që duhet të vazhdojmë gjendjen e jashtëzakonshme. Pse? Sepse që nga fillimi i vitit, ne kishim parandaluar tashmë shtatë sulme, të cilat mund të kishin bërë shumë viktima “, tha Collomb. Franca gjatë dy viteve të fundit ka qenë objekt i sulmeve të shpeshta terroriste, ku janë vrarë shumë qytetarë në krahasim me sulmet sporadike në vendet e tjera evropiane. Një seri sulmesh terroriste në nëntor të vitit 2015 vranë 130 vetë dhe obliguan qeverinë e ish-presidentit Francois Hollande për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne