Francë – “Jelekët e verdhë”: sulmi në Strasburg është komplot i udhëheqjes së vendit

“Jelekët e verdhë” pretendojnë se sulmi i kryer në Strasburg është një plan i administratës për të hedhur hije në protestat e tyre të planifikuara për ditën e shtunë.

Në postimet e bëra në mediat sociale “Jelekët e verdhë” pretendojnë se sulmi në Strasburg është një komplot.

“Jelekët e verdhë” pretendojnë se nuk mund të jetë rastësi që sulmi ndodhi një ditë pasi Presidenti Emmanuel Macron u prononcua në lidhje me “Jelekët e verdhë” dhe disa ditë para protestës së paralajmëruar për ditën e shtunë, ndërsa shtojnë se ky sulm është organizuar nga udhëheqja franceze për ti hedhur hije protestave të së shtunës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Laurent Nunez, gjatë prononcimit të tij për radion “France Inter” në përgjigje të pyetjes në lidhje me çështjen tha se “Jam shumë i zemëruar. Si mund të thuhen gjëra të tilla?”

Në sulmin me armë zjarri të ndërmarrë ditë më parë në afërsi të tregut të krishtlindjeve të ngritur në sheshin Place Kleber të Strasburgut kanë humbur jetën 2 dhe janë plagosur 12 persona në mesin e të cilëve 6 janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë “Jelekët e verdhë” nëpërmjet mediave sociale njoftuan se të shtunën do të organizojnë protesta të reja në mbarë vendin me në krye kryeqytetin Paris./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne