Francë – Jelekëverdhët bllokojnë hyrje-daljet e rafinerive

Jelekët e verdhë në Francë kanë mbyllur hyrjet e daljet e shumë rafinerive në vend.

Sipas medias franceze jelekëverdhët kanë bllokuar hyrjet e daljet e rafinerive në qytetet Donges, Mulhouse dhe Longvic.

Në disa kryqëzime të Donges, protestuesit gjithashtu kanë penguar trafikun duke djegur goma dhe duke lëshuar parulla “Macron, jep dorëheqjen!”.

Konfederata CGT, më e madhja e Francës, kishte bërë thirrje për përkrahje të protestës në Donges.

Protestat e jelekëve të verdhë kishin filluar në 17 nëntor të 2018-s dhe ishin shndërruar në protestat më të dhunshme të viteve të fundit.

Deri tani në këto protesta kanë humbur jetën 11 vetë, janë plagosur më shumë se 2 mijë. 8 mijë e 400 vetë janë ndaluar nga policia, ndërsa 1 mijë e 796 janë dënuar me burg./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne