Francë, myslimanët ndalohen të lutën në rrugë

Ligjvënësit francez duan të ndalojnë muslimanët të luten në rrugë, duke thënë se kjo është një përdorim i papranueshëm i hapësirës publike, raporton Euronews,transmeton zeri.info.

Valerie Pecresse, presidente e rajonit të Parisit, Ile-de-France, thotë se shteti francez duhet të përballet me përgjegjësitë e tij dhe të ndihmojë për të gjetur një zgjidhje, por jo me çdo kusht.

“Ne kemi nevojë për vendet më të mira të adhurimit për të gjithë”, shpjegon ajo. “Por në të njëjtën kohë, ne duhet që të gjithë të jetojmë në mënyrë të respektueshme me njëri-tjetrin. Dhe hapësira publike nuk mund të okupohet në mënyrë të paligjshme “.

Myslimanët kanë qenë duke u lutur jashtë në Clichy që nga mbyllja e një vendi për lutje në muajin mars.

Hamid Kazed, kreu i Unionit “Clichy Muslim” thotë se situata është e papranueshme.

“Ju mendoni se është luks për t’u lutur në rrugë?” Pyet ai. “Por kjo është ajo që ai (kryetari i bashkisë së Clichy-t) dëshiron, të ndajë qytetarët, t’i ndajë në mënyrë që gishti të drejtohet drejt nesh. Ne nuk jemi salafistë, nuk jemi fundamentalistë, ne jemi për një Islam të Francës, ne jemi për një Islam që respekton republikën “.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne