FRONTEX në kufirin Greqi-Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, deklaroi sot (8 /04/2019) se ka informacione ” për qarkullimin përmes mediave sociale për përpjekjet e organizimit të një karvani refugjatësh nga Greqia drejt Europës”. Ai la të kuptohet që Shqipëria ka kapacitete të kufizuara për të pritur një fluks potencial refugjatësh që mund të kalojnë në Shqipëri përmes kufirit të saj me Greqinë kur vuri në dukje se: ” Shqipëria ka ato kapacitete që ka dhe nuk mund t’i shtojë  sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh.” Deklaratat Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i bëri në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologin dhe  Zv. Kryemnistrin e  Çekisë, Jan Hamáček.

FRONTEX-i vendoset në kufirin e Shqipërisë me Greqinë

Ministri i Brendshëm Lleshaj e quajti  menaxhimin e flukseve të refugjatëve  „një sfidë shumë dimensionale dhe të vështirë për t’u menaxhuar dhe situata është e vështirë për t’u kontrolluar nga një vend i vetëm.”

“Situata po mbahet në kontroll të vazhdueshëm.  Shqipëria ka kapacitete  për të marë pjesë në kontroll por sigurisht nuk mjafton vetëm pjesa jonë . Kjo është një ҫështje e madhe  që tejkalon përmasat  e Shqipërisë dhe rajonit.” tha ministri i Brendshëm LLeshaj.

Ai solli në vëmendje situatën e vështirë në vitin 2015, i cilësuar si viti i krizës në Europë për shkak të qindra mijëra refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, përmes Detit Mesdhe vërshuan në Europë për të shpëtuar nga lufta dhe peërsekutimi. Në nëntor 2015 rreth 160 mijë refugjatë u sistemuan në qëndrat pritëse të Greqisë. Por ngjartjet e fundit në kufirin greko- shqiptar tregojnë se synimi i tyre është të ikin në Europën e Veriut , përmes Shqipërisë apo Maqedonisë.  A mund të mbahet nën kontroll situata e një vërshimi të mundshëm tëtyre në Shqipëri? Ministri i Brendshëm LLeshaj jep një përgjigje pozitive të kushtëzuar nga bashkëpunimi me partnerët europianë. ” Shqipëria do t’ia dalë të menaxhojë situatën dhe ta mbajë nën kontroll pasi është më  e koordinuar me partnerët e saj eurropianë dhe FRONTEX, që aktualisht ndodhet në kufirin e përbashkët të Shqipërisë me Greqinë.

Shqipëria është vendi i parë jo anëtar i BE që nënshkroi në vitin e kaluar marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për menaxhimin e kufijve e njohur si marrëveshja me FRONTEX, ( European Border and Coast Guard Agency). Kjo marrëveshje i lejon BE-së të koordinojë bashkëpunimin operacional me Shqipërinë për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE. Në fokus të bashkëpunimit është migrimi illegal dhe flukset migratore si  dhe krimi ndërkufitar. Që nga marrëveshja me Frontex vitin e kaluar është rritur asistenca teknike dhe operacionale e BE-së në kufijtë e Shqipërisë. Menaxhim efektiv i kufijve të  jashtëm të BE-së, mbajtja nën kontroll e flukseve potenciale migratore, lufta kundër kontrabandës së emigrantëve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe BE-në.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne