Fshehja e abuzimeve priftërore, Prokurori i Pensivanisë: Vatikani ishte në dijeni

Vatikani e dinte në lidhje me fshehjen e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Pensilvani, kjo nëpërmjet arkivave sekrete të peshkopëve dërguar udhëheqësit e kishës në Romë, tha Prokurori i Përgjithshëm i Pennsilvanisë, Josh Shapiro.

Edhe pse peshkopët katolikë e Pensilvanisë sistematikisht mohuan abuzimin seksual të mijëra fëmijëve gjatë periudhës 70-vjeçare, ato janë dokumentuar fshehurazi dhe janë dërguar si informacion në Vatikan, tha Shapiro në dy emisione televizive.

Shapiro lëshoi për herë të parë akuzat kundër Vatikanit, gjatë një konference për shtyp më 14 gusht, kur ai zbuloi një raport mbi hetimin 2-vjeçar të abuzimit seksual të fëmijëve në Pensilvani.

“Ishte një hetim i bazuar kryesisht në dokumentet arkivore të mbajtura nga gjashtë dioqeza”, tha ai.

“Ka shumë shembuj se pas abuzimit priftërinjtë gënjenin, i fshihnin faktet, por pastaj dokumentonin çdo abuzim në arkiva sekrete që shpesh dërgoheshin në Vatikan”, tha Shapiro.

“Ka disa raste në të cilat Vatikani e dinte për abuzimin, por që u fshehën”, tha Shapiro.

Por prokurori nuk ka komentuar nëse vetë Papa Françesku ose paraardhësit e tij, ishin në dijeni të këtyre informacioneve.

Konferenca Kombëtare Katolike e peshkopëve amerikane, në një deklaratë të martën në mediat sociale, tha se raporti tregoi “kulturën e heshtjes” për abuzimin seksual të të miturve në “nivelin më të lartë hierarkik” të Kishës Katolike, duke kërkuar ndryshime, sidomos në mesin e peshkopëve. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne