FSK nxjerr në rrugë arsenalin e saj më të fundit, “tmerrohet” Serbia

Shumë automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë sot teksa lëviznin nga Gjilani në drejtim të Prishtinës.

Nuk dihet arsyeja e nxjerrjes në rrugë të këtyre automjeteve të blinduara të FSK-së, mirëpo dihet që nesër në kazermën “Adem Jashari’” mbahet ceremoni ushtarake në nderim të 21- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Ceremonia mbahet, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne