Fundi i antibiotikëve? Ekspertja e shëndetit: Shpresat tek ‘ajri i pastër dhe rrezet e diellit’

Bota është pranë epokës “para-antibiotike”, ku infeksionet do të mund të kurohen vetëm me ajër të freskët dhe rrezet e diellit, paralajmëron një eksperte e shëndetit.

Dame Sally Davies është e shqetësuar për përhapjen e infeksioneve të vështira për t’u trajtuar të gonorreas, një sëmundje që po përhapet gjerësisht në disa vende.

Ajo është gjithashtu e shqetësuar për format rezistente të turbekulozit, që nuk po reagojnë ndaj antibiotikëve.

Këto infeksione vdekjeprurëse nuk njohin kufij, paralajmëron ajo, dhe mund të përhapen lehtësisht nga Azia në Amerikën Veriore.

Nëse resitenca e baktereve nda ilaeve do të vazhdojë, mund të marrin më shumë se 10 milionë jetë njerëzish deri në vitin 2050 në të gjithë botën.

Gjatë një konference shëndetësore të mbajtur në Londër, Deme Sally deklaroi: “Jam realisht e shqetësuar se, nëse nuk fitojmë këtë betejë kundër infeksioneve rezistente ndaj ilaçeve, mund të përfundojmë tek ajri i freskët, rrezet e diellit dhe higjiena. Rrezikojmë të humbasim mrekullitë moderne”.

“Bakteret nuk njohin kufij. Në Londër, për shkak të Aeroportit Heathrow, jemi më afër aeroporteve të Hong Kongut dhe JFK (në Nju Jork) sesa jemi në Birmingham dhe Glasgow”.

Antibiotikët sollën revolucion në mjekësi në mesin e shekullit XX, duke i bërë operacionet më të sigurta. Nëse infeksionet nuk do të mund të trajtohen me antibiotikë, njerëzit mund të vdesin edhe nga operacionet apo plagët më të lehta.

Burimi: Daily Mail / Shendeti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne