Funksionari i Këshillit të Europës, shkarkohet nga detyra pas takimit me Bashar Asad

Gazeta angleze “The Guardian” bëri të ditur se një anëtar i lartë i Këshillit të Europës është shkarkuar nga posti i tij për shkak të takimit me presidentin sirian Bashar Asad.

Pedro Agramante, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është shkarkuar nga posti i tij me pretekstin se takimi i tij me presidentin sirian ka dëmtuar imazhin dhe kredibilitetin e këtij institucioni të rëndësishëm të BE-së. Ky senator spanjoll në muajin Janar u rizgjodh kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, por u kritikua ashpër kur së bashku me një delegacion rus u takua në Damask me presidentin sirian Bashar Asad. Agramante deklaroi se vizitën e tij në Siri e ka kryer si senator spanjoll dhe se kjo vizitë kishte si qëllim përkrahjen e përpjekjeve për paqe në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne