Fushë-Krujë, gjendet e djegur një makinë me dy automatikë, dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e Kamzës

Një automjet tip “Benz” është gjetur fshatin Larushkë duke u djegur në orën 3 të mëngjesit.

Brenda fuoristradës së djegur janë gjetur dy automatikë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=UsoBbOef2g0?rel=0]

Sipas policisë mjeti është përdorur në ngjarjen e Kamzës, ku drejt një lokali është qëlluar me armë dhe më pas i është vënë tritol.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhëne më parë për ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Sh. H., si dhe është hedhur një sasi lëndë plasëse, në Fushë Krujë është gjetur një mjet i djegur tip “Fuoristradë”, ku në brendësi të mjetit janë gjetur dy armë zjarri tip “Kallashnikov”, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne