Lionel Messi më në fund ka nënshkruar të shtunën kontratën e tij të re që e lidh deri në vitin 2021 me FC Barcelonën, bëri të ditur klubi nga Katalonja, pasi e kishte zyrtarizuar akordin që në korrik.

“FC Barcelona dhe lojtari Leo Messi kanë nënshkruar paradite një kontratë të re deri më 30 qershor 2021. Klauzola e lirimit të tij është fiksuar në 700 milionë euro”, shkruan Barcelona në një njoftim shtypi. /ATSH

13