Fyeu islamin dhe myslimanët, dënohet politikani islamofob nga Suedia

Një politikan islamofob në qytetin Sodertalje të Suedisë, anëtar i një partie të ekstremit të djathtë, është dënuar me 40 ditë burg pasi ofendoi Islamin dhe muslimanët.

Politikani u dënua pasi shpërndau në rrjetin social Facebook një postim të një grupi racist në të cilin thuhej se “Të gjithë muslimanët janë terroristë”.

Gjykata në Sodertalje e ka dënuar politikanin, emri i të cilit nuk është publikuar me 40 ditë burgim, të cilat gjykata i ka shndërruar në gjobë prej 2.000 kronësh (190 euro).

Ndërkaq, Gjykata e Lartë e ka miratuar vendimin e gjykatës lokale pas ankimimit të parashtruar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne