Një kist i gjendur në veshin e një qeni duket tamam si fytyra e Donald Trampit me gjithë baluket e tij, pretendon pronari i qenit.

Jade Robinson 25 vjeç nga Jarrow duhej të priste derisa qeni i saj dy vjecar të flinte gjumë para se ta dërgonte tek veterineri.

Por ishte një mik i saj që vuri re ngjashmërinë midis presidentit amerikan dhe kistit në veshin e qenit.

Zonja Robinson po mundohet të mbledhë para për të pasur qenin sa më mirë kështu që edhe veterani mund të ekzaminojë siç duhet veshin e tij.

Ajo tha: “Nëse i njihni këta lloje qenërish e kuptoni se sa inteligjentë, aktivë, dhe kuriozë janë, dhe qeni im sigurisht që është i tillë, një mistrec i vërtetë.

“Meqë veshët e tij jane tepër të gjatë dhe shumë të veçantë, ata kalojnë shumë kohë duke gërvishtur terrenin për të nuhatur erëra të këndshme, që për fat të keq rezulton në ndotjen e tyre.

“Jemi munduar për ti mbajtur veshët e tij të pastër që nga dita e parë megjithatë pastrimi duhet kryer vazhdimisht.

“Kjo foto u shkrep teksa qeni ishte në gjumë sepse atij nuk i pëlqen që veshët e tij të brendshëm t’ia prekin dhe unë betohem që e kam shikuar dhe zmadhuar këtë foto mbi 20 herë dhe asnjëherë nuk e pashë Donald Trampin, por ishte miku im symprehtë i cili e vuri re.”

Deri tani faqja e mbledhjes së fondeve të zonjës Robinson ka siguruar 38 paundë nga synimi i saj prej 430 paundësh./ Gazeta Impakt

burimi:bbc

47