Gafurr Mazreku bëhet “Qytetar Nderi”, Rama: Turp!

Gafurr Mazreku është shpallur Qytetar Nderi i Hasit, pavarësisht kundërshtimit të këshilltarëve të djathtë.

Me 13 vota pro, dhe një abstenim Mazreku mori titullin me motivacionin “Personalitet intelektual, për kontribut të pashoq në Pushtetin Vendor”. Por të djathtët kanë kundërshtuar duke u shprehur se miratimi është bërë në një kohë kur ata kishin kërkuar 5 minuta pushim.

Vendimi është i jashtëligjshëm pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, u shpreh Miftar Dauti, kryetar i këshilltarëve të djathtë.

Gafurr Mazreku qëlloi me pistoletë në Kuvend Azem Hajdarin, në vitin 1997.

Kryeministri Edi Rama reagoi gjatë mbledhjes së grupit të PS-së duke thënë: “Turp, Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin “Qytetar Nderi”. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e ne nuk dimë gjë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne