Ganushi falënderoi Presidentin Erdogan për çështjen e Jerusalemit

Lideri i Lëvizjes Nahda në Tunizi, Rashid al-Ganushi falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për sensibilitetin e treguar në çështjen e Jerusalemit.

Ganushi për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) i bëri një vlerësim reagimeve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga ana e ShBA-së dhe samitit të jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të organizuar në Stamboll.

Në lidhje me samitin e OBI-t, Ganushi tha se “Turqia bëri atë që Liga Arabe nuk e bëri dhe e realizoi mbledhjen. Unë e përgëzoi Presidentin Erdogan për këtë”.

Ganushi gjithashtu bëri të ditur se kauza palestineze dhe Jerusalemi janë dy çështje që mbajnë të bashkuar botën islame.

Duke vënë në dukje se administrata e Washingtonit gjatë marrjes së këtij vendimi nuk e mori parasysh rëndësinë e Jerusalemit për 1,5 miliardë myslimanë të botës islame, Ganushi theksoi se protestat e mbajtura pas vendimit të ShBA-së shfaqën një integritet të botës islame.

Lideri i Lëvizjes Nahda i bëri një vlerësim edhe zgjimit të botës islame pas vendimit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke thënë se ky vendim bëri që të fillojë një lëvizje e re.

Ganushi mori pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të OBI-t të mbajtur në Stamboll me thirrjen e Presidentit Erdogan dhe shtoi se ky samit ka një rëndësi të fortë simbolike.

Ai tha se samiti i OBI-t është i rëndësishëm nga aspekti i bashkimit duke i lënë të gjitha mosmarrëveshjet dhe dallimet kur bëhet fjalë për kauzën palestineze dhe Jerusalemin dhe shtoi se hapat e hedhura nga ShBA-ja kanë zgjuar ndërgjegjen e Palestinës dhe Jerusalemit tek myslimanët./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne