Garat Hipersonike: Rezultatet e Rusisë janë më të mira se ato të SHBA-së

Rusia ia kalon Shteteve të Bashkuara në teknologjitë hipersonike, tha një shkencëtar i profilit të lartë.

Shkencëtarët rusë i kanë tejkaluar kolegët e tyre nga Shtetet e Bashkuara me përparimet e shpejta hipersonike, tha të mërkurën drejtori i degës së Akademisë Ruse të Shkencës, Vasily Fomin.

“Rezultatet janë më të mira se ato të SHBA-së”, tha Fomin për studimin e aerodinamikës kryesore në zhvillimin e raketave të lundrimit që udhëtojnë pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Më 20 prill, zëvendës kryeministri rus Dmitri Rogozin tha se vendi po zhvillonte armë hipersonike në të njejtin nivel me Shtetet e Bashkuara.

Më 16 prill, ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha në një deklaratë se mostrat e reja të armëve hipersonike, si dhe armët e tjera të avancuara do të furnizonin Forcat e Armatosura të Rusisë në vitin 2025, në kuadrin e Programit Shtetëror të Armatimeve 2018-2025. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne