Gaz lotsjellës në Kuvend, dënohet me burg Albin Kurti dhe tre deputet të tjerë

Katër deputetët e VV-së janë shpallur fajtorë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Albin Kurti u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 6 muaj burgim për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, (1 vit e gjashtë muaj dënimi unik); Albulena Haxhiu u dënua me 1 vit e 2 muaj dhe 4 muaj (dënimi unik 1 vit e 3 muaj); Donika Kadaj –Bujupi me 1 vit e gjashtë muaj dënim unik; Faton Topalli me 1 vit për hedhjen e gazit lotsjellës dhe 3 muaj për pengim (dënimi unik: 1 vit e 2 muaj), raporton Express.

Të gjitha këto dënime janë me kusht, në rast se për 2 vite deputetët e VV’së nuk kryen vepra të tjera penale.

Express raporton se aktgjykimi ndaj tyre u shpall në mungesë. Asnjëri prej të dënuarve nuk ndodhen në sallë të gjykatës gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, katër të deputetët në pjesën e fundi të vitit 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislativit. Tërë këto veprime janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne