Gaza i jep lamtumirën dëshmorit palestinez 4-vjeçar

Mijëra palestinezë marshuan të mërkurën në funeralin e fëmijës 4-vjeçar Jasser Abu Abed, i cili u qëllua javën e kaluar nga ushtarët izraelitë në lindje të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Procesi i varrimit filloi nga shtëpia e tij familjare drejt varrezave lokale.

Abu Abed vdiq nga plagët, u qëllua nga ushtarët izraelit të premten e kaluar gjatë protestave të Marshit të Madh të Kthimit të vendosur në kufirin e Gazës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, më shumë se 220 palestinezë, përfshirë 34 fëmijë dhe pesë gra dhe vajza, u vranë dhe 24,000 të tjerë u plagosën që nga 30 marsi në sulmet izraelite ndaj protestuesve paqësorë në kufirin e Gazës.

Burimi : The Palestinian Information Center/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne