Gaza, përmes pikturimit mbështesin Al-Aksën dhe Jerusalemin

Një grup piktorësh në Gaza përmes muraleve kanë dërguar mbështetjen e tyre për muslimanët në Jerusalem, duke dënuar kështu ndodhitë e fundit në xhaminë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Pikturimi në murin e gjatë 100 metra është quajtur “Përshëndetje Jerusalem”, dhe në të artistë kanë pasur për temë pikturimin e Jerusalemit dhe Al-Aksan.

Kryetari i Departamentit për Projekte dhe Marrëdhënie Publike, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Arif Bekri, deklaroi për AA se qëllimi i këtij aktiviteti është që përmes artit t’u shpjegohet të rinjve situata.

Ai tha më tej se aktivitete të ngjashme zbatohen edhe në zona tjera të Rripit të Gazës.

Piktori Muhammad Shaban, tha se kjo është mënyra me të cilën ai shfaq mbështetjen e tij për muslimanët në Jerusalem.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne