Gaza, ushtarët izraelitë plagosën 60 palestinezë

Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë në protestat paqësore “Marshi i Kthimit të Madh”, të cilat palestinezët i organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, u plagosën 60 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr gjatë protestave duke plagosur të paktën 60 palestinezë, nga të cilët 15 fëmijë dhe 4 gra.

Nga kjo ministri nuk precizuan se cila është gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Palestinezët që nga 30 marsi i vitit të kaluar në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”. Protestuesit kërkojnë kthimin në teritorret nga janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës ndaj Gazës të vendosur në vitin 2006.

Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë në protestat deri më 30 mars u vranë mbi 230 palestinezë ndërsa në të njëjtën periudhë në sulmet ajrore dhe me tanke në Gaza u vranë të paktën 14 palestinezë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne