Gazeta austriake shkruan për ndërtimin e kampit të refugjatëve, përmend Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe Kancelarin Kruz

Pas lajmit që ka qarkulluar në disa kancelari perëndimore gazeta më e madhe austriake ‘Kurier’, ka hulumtuar sa i takon mundësisë së shndërrimit të Shqipërisë në një rrugë-kalim për emigrantët dhe idesë së ndërtimit të një kampit të madh refugjatësh në vendin tonë.

Për gazetarët austriak ka folur kryeministri Rama, i cili ka pohuar se aktualisht vendi po përballet me një fluks të vogël emigrantësh, por rritja është irrituese krahasuar me vitin 2017.

“Gardhet nuk janë të nevojshme por bashkëpunimi ndërkombëtar po”, u shpreh Rama para gazetarëve austriakë të cilët ishin në Institutin e Vjenës për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore (IDM).

Po ashtu Rama, ka shtuar se këtë vit në Shqipëri kanë kërkuar azil politik mbi një mijë emigrant kryesisht sirian.

Ndërsa Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është disi indiferent sa i takon kësaj çështje: “Të vetmit të huaj këtu janë turistë, ambasadorët dhe përfaqësuesit e OJF-ve si dhe 25 mijë italian”.

‘Kurier’ ka pyetur edhe Veliaj, i cili është shprehur se nuk mendon se Shqipëria është një vend i përshtatshmëm për tu shndërruar në një rrugë-kalimi për refugjatët, pasi nuk ka infrastrukturë të përshtatshme dhe vendi është kryesisht malor.

Për ekspertin e Ballkanit, Erhard Busek i gjithë debati për rrugën e kalimit të emigrantëve nga Shqipëria është idiot.

“Ky debat karakterizohet nga injoranca, e cila nuk ka rëndësi. Unë nuk shoh emigrant në këtë zonë; kjo është thjeshtë e gabuar. Duket sikur ai që është përgjegjës në Vjenë shikon hartën dhe mendon: ‘Këtu do vijnë refugjatë’, por në të vërtetë çështja është e motivuar politikisht’, mendon Busek.

Në artikullin e gazetarit Valter Friedel shkruhet se nëse miratohet projekti, kancelari Sebastian Kurz i ka premtuar mbështetje Tiranës zyrtare, kryesisht ndihmë logjistike.

“Ne kemi rënë dakord me qeverinë shqiptare që do t’i mbështesim më police dhe me pajisje të përshtatshme”, ka pohuar Kurz.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne