Gazeta e Zelandës së Re: Liderët e UÇK-së ia kanë shuar çdo shpresë vendit të tyre

Zhdirgjuni rrugëve të Prishtinës të mbuluara me pluhur dhe menjëherë do ta keni të qartë se nuk jeni më në Evropë, por duke ecur nëpër rrugët e Lindjes së Mesme

Nga ezani i pashqitur i mëngjesit të hershëm që jehon në rrugët e mëhallës turke deri te godinat pothuajse qesharake të ndërtuara ngutshëm me tulla të cekëta dhe pa dyer e dritare – Kosova është po aq kaotike sa edhe tërheqëse, shkruan gazeta e Zelandës së Re “Stuff”.

E ndërtuar nga hiri i një lufte të përgjakshme civile e cila e ndau ish-mbretërinë jugosllave në katër kombe, përfshirë edhe vendimin kontrovers për ta ndarë Kosovën nga Serbia, ish-okupatori, ky shtet i është nënshtruar një tregimi kolonial i cili daton 1500 vite më parë deri në mbërritjen e fiseve të para sllave në rajonin e Ballkanit dhe prapëseprapë Kosova është një entitet plotësisht i ri në bazë të së drejtës së vetë fituar.

Sikur të kalonit kohë të ndarë midis Kosovës dhe Serbisë, do ta kuptonit pse është aq e vështirë që marrëdhëniet mes tyre të rregullohen.

Paramendojini marrëdhëniet që keni me motrat dhe vëllezërit tuaj, nganjëherë mund të jenë jashtëzakonisht fitimprurëses, e nganjëherë thjesht përlaheni – kjo do të ishte një përmbledhje e Ballkanit me një fjali, me gjithë bukurinë që shohin sytë e njerëzve, janë dallimet mes vete që i kanë ndarë ata në copa, të cilat janë të shumta.

Kosovarët në përgjithësi janë njerëz të mrekullueshëm me shpirt mikpritës të pakrahasueshëm. Në sytë e tyre ekziston një ngrohtësi; në zemrat e tyre ka pikëllim, sepse vuajnë nga mungesa e pastër e përparimit në vendin e tyre të vogël. Një qeveri e mbushur me ish-anëtarë të lëvizjes për pavarësi, UÇK-së, ia ka shterur çdo shpresë vendit, por një shëtitje nëpër rrugë dhe do ta zbuloni se atje ekzistojnë mundësi të pakufizuara që presin të shfrytëzohen.

Nga qyteti mesjetar osman, Prizreni, me kalanë e tij të lashtë, e cila shtrihet me një pamje që të lë gojëhapur nga lugina serbe deri në jug, deri te rajoni bjeshkor, Peja, në perëndim, ky qytet është njëri prej vendeve që vihen në pah nga një vizitë në Kosovë.

Peja është një rajon me njërin prej shtigjeve më të papërlyera për hiking në Ballkan, me ujë të pastër si kristali që rrjedh nëpër luginat e thella të rajonit bjeshkor të Kosovës.

Mitrovica është qytet i zymtë në mënyrë shqetësuese i cili e ndan popullatën serbe të Kosovës me atë shqiptare përmes një ure.

Sot, fëmijët i mësojnë mos ta kalojnë urën, pasi të dy palët janë teknikisht ende në luftë me njëri-tjetrin dhe trazirat e dhunshme janë ende mundësi reale. Hiç më larg se dy muaj më parë, një politikan serb i qeverisë së Kosovës u vra me armë zjarri.

Dhe Prishtina, me librarinë e saj të çuditshme të mbështjellë me flluska, monumentin paksa të çuditshëm, dhe kujtimet e errëta të së kaluarës – ndërtesat e bombarduara të shkollave ku shqiptarët mësonin jashtëligjshëm gjatë luftës, dhe pastaj sheshin plot energji por paqësor i quajtur “Nënë Tereza”.

Sot, Kosova është shtet i 1.9 milionë njerëzve, gjysma e të cilëve janë nën moshën 25 vjeçe. Atje ekziston një mjedis rinor, një qetësi e sigurt. Modern, por i lashtë. Po rindërtohet dhe po lëviz me shpejtësi teksa largohet nga hijet e së kaluarës drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Derisa shumë njerëz kalojnë andej me limozinë, ky vend meriton kohën dhe vëmendjen tuaj. Kosova është shtet buzë ndryshimit, prandaj ka nevojë për vëmendjen tonë për ta arritur atë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne