Gazeta i qan hallin parlametit shqiptar që njërën anë të pamjes i’a ka zënë xhamia e Namazgjasë

Në një shkrim të ditës së sotme, gazeta express ka folur mbi pamjen e parlamentit shqiptar dhe ka sulmuar pozicionin e xhamisë së Namazgjasë e cila po ndërtohet në tokën e vet historike. Përvec qarjes së hallit mbi pamjen e zënë të parlametit shqiptar nga njëra anë prej strukturës së xhamisë, shkrimi flet edhe për arkitekturen ballkanase të xhamisë të cilin e quan stil lindor.

Shkrimi pretendon se parlamenti shqiptar duket sikur është një aksesor i xhamisë dhe shtojcë e saj. Në realitet, xhamia e Namazgjasë dhe parlamenti shqiptar në krah të njëri tjetrit, i japin një vlerë të madhe vendit tonë pasi reflektojnë krah njëri tjetrit laicizmin dhe besimin si pjesë të realitetit të shoqërisë së sotme shqiptare. Me pak fjale, në një krah kemi palamentin dhe deputetët që sot po akuzohen se janë futur aty të zgjedhur me vota të vjedhura dhe në anën tjetër kemi faltoren e Zotit që duket sikur i fton deputetët e zgjedhur me votë “të lirë” që ti kthehen Allahut dhe të bëhen njerëz më të mirë për popullin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne