Gazeta Impakt ka parë me habi njoftimin për shtyp që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka postuar në faqen e tij në linkun më poshtë:

https://www.akep.al/lajme/650-njoftimi-per-shtyp

Në këtë njoftim AKEP liston edhe Gazetën Impakt (nr. 13) si një nga portalet të cilat duhet të regjistrohen “me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.”

Kjo kërkesë është e papranueshme për Gazetën Impakt për disa arsye:

  1. Gazeta Impakt nuk është e regjistruar në Shqipëri, por jashtë saj.
  2. Gazeta Impakt nuk ka zyra apo aktivitet ekonomik në Shqipëri.
  3. Gazeta Impakt funksionon si blog i lirë, në mënyrë vullnetare dhe si i tillë nuk është një organizatë fitimprurëse.
  4. Gazeta Impakt është regjistruar si një faqe me prapashtesën .com dhe nuk ka asnjë lidhje me regjistrin e faqeve .al që lëshohen në Shqipëri. Si pasojë AKEP dhe asnjë institucion shqiptar nuk ka juridiksion mbi ekzistencën tonë virtuale. AKEP-i nuk mund të mbylli faqe fjala bie që nga BBC.com e deri te RT.com, sikur nuk mbyll dot gazetaimpakt.com pasi nuk ka asnjë të drejtë ligjore të bëj këtë.
  5. Gazeta Impakt është një blog ndërkombëtar, që funksionon në hapsirën virtuale në mënyrë vullnetare dhe nuk ka lajme vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, botën etj. A do të duhej që Gazeta Impakt të regjistrohej edhe në Rusi, Kosove, Maqedoni, Kinë, SHBA dhe Indi sipas kësaj llogjike idiote?

 

Si pasojë, kërcënimi i AKEP i cili deklaron e shkruan:

”AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.”

Gazeta Impakt i përgjigjet:

  • Ju nuk na mbyllni dot pasi ne jemi të regjistruar jashtë Shqipërisë dhe ju nuk keni juridiksion ligjor mbi portalin tonë dhe mbi faqet që kanë domain-a jo shqiptar.
  • Ne nuk jemi të obliguar që ti bindemi diktatit kundër lirisë së fjalës së AKEP-it i cili kufizon lirinë tonë të shprehjes në internet dhe kërkon të kontrollojë dhe censurojë fjalën e lirë.
  • Gazeta Impakt e shikon si një hap shumë të turpshëm dhe rrezikshëm përpjekjen e kryeministrit Rama dhe AKEP-it të cilët kërkojnë të shantazhojnë dhe taksojnë fjalën e lirë në internet.
  • Ky është fashizëm ndaj fjalës së lirë!
78