Gazeta izraelite Haaretz përplaset me ambasadorin amerikan: SHBA nuk ka as mirësjellje as njerëzillëk

Një gazetar i gazetës Haaretz, i cili u sulmua për një artikull që kritikonte mbështetjen e ambasadorit amerikan David Friedman për vendbanimet izraelite, tha për RT se ai qëndron në anën e lirisë së fjalës, diçka që ambasadori i SHBA nuk e njeh mirë.

“Unë jam i bindur se të gjitha vendbanimet izraelite janë në kundërshtim me të drejtën dërkombëtare”, tha gazetari i Haaretzit Gideon Levy. “Mendoj se ambasadori e di shumë pak për lirinë e fjalës, madje edhe për të drejtën për të kritikuar shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara”.

Ngjarja ndodhi të hënën, kur rabini 29 vjeçar Ben Gal u godit me thikë dhe si pasojë e plagëve të rënda gjeti vdekjen, në një sulm afër hyrjes në Har Bracha, një vendbanim në Bregun Perëndimor i vendosur midis Arielit dhe Nablusit. Terroristi i dyshuar arabo-izraelit, 19 vjeçari nga Jaffa, Abed al-Karim Adel Assi, u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa kërkohej i dyshuari, një numër i madh i trupave mbrojese izraelite (IDF) hynë në fshatin Kifl Haris dhe shkaktuan përleshje me palestinezët lokalë. Të paktën një palestinez u vra në konfrontim dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa sulmuesi ende nuk është gjetur.

Vrasja e rabbinit nxiti një reagim të fortë tek ambasadori amerikan David Friedman, përkrahes i flaktë i Donald Trumpit dhe një mbështetës i patundur i vendbanimeve izraelite.
“Para njëzet vitesh solla në Har Bracha një ambulancë duke shpresuar se do të përdorej për transportimin e fëmijëve. Në vend të kësaj një person nga Har Bracha u vra nga një terrorist,” shkroi Friedman të martën, duke shtuar se “liderët palestinezë e kanë lavdëruar vrasësin”.

Mesazhi i Friedmanit nxiti një reagim të ashpër tek palestinezët, si dhe tek korrespondenti i Haaretzit, Levy, i cili të mërkurën akuzoi Fridmanin për “inkurajim dhe financim të krimeve të luftës dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

“Friedman mendonte se ambulanca do të përdorej vetëm për të transportuar femijë të shëndetshëm, por ambulancat nuk mbajnë vetëm fëmijë të shëndetshëm”, shkroi Levy të mërkurën. “Ne mund ta falim këtë mashtrim; ky nuk është mashtrimi më serioz i ambasadorit amerikan, mik i okupimit”.

Në përgjigje të mesazhit të Friedmanit ai shtoi se “si me ambulancën e Friedmanit si pa të, Har Bracha (që do të thotë mali i bekuar) është një mal mallkimesh.”

Diplomati amerikan zgjodhi të mos tërhiqej dhe tha: “Çfarë ka ndodhur me Haaretzin? Katër fëmijë të vegjël po vajtojnë për babain e tyre të vrarë, ndërsa gazeta e quan bashkësinë e tyre një mal mallkimesh”. Si nuk paskan pak njerëzillëk? ”

Levy, duke folur të premten për Rt-në, e hodhi topin në anën e Fridmanit dhe tha: “A ka njerëzillëk SHBA-ja?

“Shtetet e Bashkuara prononcohen shumë pak kundër projektit të vendbanimeve. Këtu kemi edhe një ambasador që është një nga miqtë më të mëdhenj të okupimit, një nga tifozët më të mëdhenj të projektit të vendbanimeve, i cili kontribon me shuma të mëdha parash për vendbanimet. Kjo në vetvete është mungesë mirësie!” Tha Levy për RT.

Ai përsëriti kundërshtimin e tij të fortë ndaj okupimit izraelit, duke theksuar se vendbanimet janë ndërtuar për të ndaluar çdo lloj marrëveshjeje paqeje me palestinezët. “Unë besoj se vendbanimi në Har Bracha është atje për të parandaluar zhvillimin e një qyteti të madh palestinez i quajtur Nablus. Dhe mendoj se nëse Har Bracha nuk do të kishte qenë aty dhe vendbanimet e tjera nuk do të kishin qenë atje, gjërat për shumicën e izraelitëve do të ishin shumë më të lehta dhe shumë më të thjeshta. E njëjta gjë është edhe për palestinezët”.

Friedman, një hebre ortodoks dhe një avokat që ka punuar dikur për perandorinë e pasurive të paluajtshme Trump, ka qenë një zë mbrojtës për pretendimin e Izraelit mbi Jerusalemin. Edhe pse muk ka pasur përvojë në diplomaci, ai ishte një këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të Trumpit, i cili pretendonte se me ardhjen e Trupit në Shtëpinë e Bardhë, Jerusalemi do te njihej si kryeqytet i Izraelit dhe ambasada amerikane nga Tel Avivi do të zhvendosej në qytetin e shenjtë të kontestuar. Trump e bëri të ditur synimin e tij më 6 dhjetor të vitit të kaluar, duke shkatërruar në këtë mënyrë gjithe ato dekada mundi të politikës amerikane që statusi i qytetit të zgjidhej midis Izraelit dhe palestinezëve.

Njohja e Jeruzalemit nga Donald Trump si kryeqytet i Izraelit ishte një goditje në zemër për procesin e paqes së dy shteteve, i cili e parashikon Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të ardhshëm palestinez përgjatë kufijve të vitit 1967, beson Levy.

Kjo deklaratë, ashtu e rremë siç është, i dha fund maskaradës. Dua të them se me këtë Donald Trumpi deklaroi fundin e zgjidhjes me dy shtete,” tha për RT korrespondenti i Haaretz. “Donald Trump nënshkroi certifikatën e vdekjes për këtë zgjidhje.”

“Që nga deklarata e Donald Trumpip për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin i Izraelit, janë vranë 26 persona, nga të cilët 24 janë palestinezë”, tha Levy duke vënë në dukje se të gjithë ishin “vrarë për asgjë”./rt/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne