“Skandal – për një foto rrezikohet jeta e të sapolindurve!”, ky ka qenë reagimi i gazetarit Dritan Kaba i cili ka reaguar në një status në faaen e tij ne facebook pas një fotoje të publikuar nga kreu i qeverise Edi Rama.

Ja postimi i plotë i Kabës:

Skandal – për një foto rrezikohet jeta e të sapolindurve!

Për një foto propagandistike rrezikohen femijët e sapolindur në maternitetin e Sarandës. Në kundërshtim me çdo rregullore mjeksore futen në repartin e të sapolindurve me dhjetra vetë, duke sjellë mikrobe me vete.

Asnjë masë parandalueae, përparse, garza, kapuça dhe qese këmbesh, por direkt me rrobat e rrugës. Kryeministri i afrohet një femije vetëm për një foto, që të tregojë sa “i do” fëmijet. Ky që me politikat e tij ka bërë që 79% e të rinjve duan të ikin nga sytë kembët nga ky vend, pikerisht nga kjo qeverisje e mbrapshtë.
Mirë ky, por duhej edhe shpura shoqëruese të infektonte martenitetin dhe fëmijet e sapolindur.
Për këta fëmijë ndalohet puthja e prindërve se mos i infektojnë, shkon Kryeministri, që për propagandë nuk i dhimbset asgjë, as jeta e këtyre femijëve. Ashtu si nuk i dhimbset jeta e të rinjve qe i helmoi me politikat e tij të mbushjes së Shqipërise me drogë. Në shkolla gjen më parë drogë se libra.
Kjo është “dashuria” e tij për të rinjtë.
Po të kishte një prokurori normale sot duhet të hapte çeshtje penale për shperdorim detyre me pasoja rrezikimin e jetëve të qytetarëve nga drejtori i martenitetit, ministrja e shendetësisë dhe vetë Kryeministrin halldup.
I pashkollë, i paditur, i padhembshur, për të çdo gjë është reklamë, për të çdo gjë duhet të jetë vetëm në sherbim të pushtetit të tij.

28