Gazetari “kap mat” Ramën për marrëveshjen e detit

Analisti Arjan Vasjari e ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Rama gjatë debatit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus.

Sipas Vasjarit një nga pikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e detit në vitit 2009 të firmosur nga qeveria “Berisha” ishte “mungesa e një autorizimi nga Presidenti i Republikës për grupin që negocioi draftin me palën greke”.

Vasjari tha se duke marrë shkas nga parashtrimi që i bëri Rama çështjes vihet re së në negociatat e ministrave të jashtëm në Kretë dhe Korçë është hyrë deri në detaje, por çështja është: “A kanë këta negociatorë një autorizim nga Presidenti i Republikës?”

I zënë ngushtë Rama tha se nuk kishte informacion për këtë.

“Ky është një teknikalitet që nuk më duket se ka nevojë të jap unë një përgjigje. Unë nuk jam në dijeni të kësaj. Unë dua të jem i kujdesshëm në këtë pikë” – tha shkurt Rama.

Pak ditë më parë Presidenti i Republikës tha se nuk kishte asnjë informacion për negociatat që po zhvillohen mes dy vendeve. Ai kërkoi që çështja të trajtohej me më shumë transparanecë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne