Gazetari Khashoggi nuk është as i pari as i fundit…

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi i ka bërë temë diskutimi edhe një herë taktikat për heshtjen e opozitarëve të Rijadit. Në 2 vitet e fundit, janë zhdukur tre princa sauditë të cilët jetonin në Evropë. Ka fakte se këta princa të cilët kritikonin qeverinë saudite, janë rrëmbyer dhe janë dërguar në Arabinë Saudite. Pastaj askush më nuk mori ndonjë lajm prej tyre.

Që nga viti 1932, kur mbreti Abdulaziz i njohur si Ibn Saud, e formoi mbretërinë e Arabisë Saudite e deri më tani, vendi po qeveriset me mbreteri absolute. Dhe në vend nuk ka tolerancë për opozitën.

Princi Turki bin Bandar, i cili dikur mbante një post të lartë në polici saudite, u burgos pas një mosmarrëveshjeje trashëgimie. Pas daljes nga burgu, ai iki për në kryeqytetin e Francës, Paris dhe prej vitit 2012, ai filloi të shpërndaj në Youtube video që bënin thirrje për reforma në Arabinë Saudite.

Qeveria saudite u përpoq ta bindte princin Turki për t’u kthyer. Princi Turki i cili e refuzoi këtë gjë, e ingjizoi një bised telefonike me Zëvendësministrin e Brendshëm i cili e kishte thirrur atë për t’a bindur për t’u kthyer dhe më pas, Turki e kishte shpërndarë këtë video nëpër media sociale.

Në atë bised, minisri i brendshëm i kishte thënë princit Turki se “Të gjithë po e presin me padurim kthimin tënd”.

Ndërsa përgjigja e princit Turki ishte kështu: “Po më presin me padurim? Po letrat e oficerëve ku thonë ‘Ty do të të kthejm ashtu si Sultan bin Turkin’?

Ndërsa ministri i brendshëm duke vazhduar t’a bind i kishte thënë: “Nuk do të të prek askush. Unë jam vëllau yt.”

Turki i ishte përgjigjur: “Jo, këto letra po vijnë nga ti. Ato m’i dërgoi ministria.”

Princi Turki bin Bandar vazhdoi të ndante videot deri në korrik të vitit  2015. Më pas, në pjesën tjetër të vitit, ai u zhduk.

Ndërkaq, personi i përmendur në bisedë, Sultan bin Turki në vitin 2016, kishte hipur në një aeroplan për të cilin mendohej se kishte fluturuar nga Parisi në Kajro, por në fakt ai kishte zbritur Rijad.

‘E DI SE DO TË RRËMBEHEM OSE DO TË MË VRASIN’

Pas zhdukjes së princit Turki, kishte dalur një lajm në gazeten marokiene. Sipas këtij lajmi, princi opozitar u kap në këtë vend ndërkohë që po përgatitej të kthehej nga Maroku në Paris dhe u burgos. Më pas, ai u dëbua me kërkesën e Arabisë Saudite dhe me miratimin e gjykatës së Marokut.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi me Turki bin Bandar, por një shënim mbi një kopje të librit të cilin ai vetë shkroi dhe ia dha shokut të tij para se të zhdukej, tregon se ai e kishte pritur një fund të tillë:

“I dashur Wael, ky shkrim mund të shpërndahet vetëm nëse humbas apo vritem. E di që do të rrëmbehem ose do të më vrasin. Po ashtu e di edhe se si i shfrytëzojnë të drejtat e mia dhe të popullit saudit.”

‘PO BËJË THIRRJE PËR PRESION NDAJ KOMBIT TONË’

Në kohën e zhdukjes së princit Turki, një tjetër princ saudit, Saud bin Saif al-Nasr i cili gjithashtu ishte i interesuar për kazinotë dhe hotelet e shtrenjta në Evropë, ndau një fund të ngjashëm.

Në vitin 2014, Saud bin Saif filloi të bëjë postime kritikuese ndaj mbretërisë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

Saif gjithashtu kishte bërë thirje për gjykimin e autoriteteve saudite të cilët mbështesin përmbysjen e Presidentit egjiptian Mohammed Morsi.

Në shtator të vitit 2015, bin Saif shkoi edhe më tej.

Pasi një princ saudit, i cili nuk e zbuloi emrin e tij, shkroi dy letra që bëjnë thirrje për një grusht shteti për rrëzimin e mbretit Salman të Arabisë Saudite, ai ishte i vetmi anëtar i familjes mbretërore që e mbështeti haptazi këtë thirrje.

Saud bin Saif e bëri edhe një postim të tillë në twitter dhe pastaj llogaria e tij u hesht: “I bëj thirrje kombit tonë të konvertojë përmbajtjen e këtyre letrave në një mjet shtypi.”

‘KY ËSHTË ÇMIMI I LIRISË SIME’

Një princ tjetër opozitarë, princ Khalid bin Farhan  i cili u arratis në Gjermani më 2013, tha se beson se bin Saif al Nasr kishte rënë në një kurth për takim pune dhe e kishin bindur që të fluturoj nga Milano në Romë:

“Një aeroplan privat erdhi dhe mori princin nga Milano. Por ai aeroplan u ul në Rijad në vend të Romës. Me sa duket i gjithë ky trillim për marrëveshje pune u krijua nga inteligjenca saudite. Tani fati i vetëm që e pret atë është burgu nëntokësor.”

Princi Khalid gjithashtu beson se janë bërë plane për t’a dërguar atë me force në Rijad:

“Në Evropë ka pasur katër njerëz që ishin nga familja mbretërore. Ne kritikonim  familjen dhe fuqinë e saj në Arabinë Saudite. Tre prej nesh u rrëmbyen. Vetëm unë mbeta.

Unë e besoj këtë që një kohë të gjatë. Po të mund t’a kishin bërë deri sot, do t’a kishin bërë. Por unë jam shumë i kujdesshëm. Ky është çmimi i lirisë sime.”

Qeveria e Arabisë Saudite, e cila u kërkua të komentonte mbi lajmet, nuk iu përgjigj thirrjes së BBC.

ARRESTIMI I PRINCAVE DHE BUROKRATËVE

Shumë njerëz, përfshirë edhe princa dhe ministra, u morën në paraburgim në Arabinë Saudite në kuadër të një operacioni të madh korrupsioni. Paralelisht me këtë, disa drejtues të lartë shtetërorë po ashtu u larguan nga puna.

Ekspertët e komentuan operacionin kryesisht si një lëvizje të princit të kurorës së vendit, Muhamed bin Selman, për të rritur kontrollin politik.

Duke folur për BBC, prof. Madavi al Rashid, i cili gjendej si një ligjërues në Qendren e Lindjes së Mesme të London School of Economics, ishte shprehur se është e vështirë të vlerësosh zhvillimet në kontekstin e luftës kundër korrupsionit, duke shtuar se: “Është e vështirë ta shohësh këtë si një hap kundër korrupsionit. Kjo është një lëvizje likuidimi në të cilën Muhamed bin Selman fuqizon mbështetjen ndaj tij. Ai dëshiron të zhduk edhe kushëririn e tij (Princin Miteb bin Abdullah. Ky kusheri kontrollon forcat paramilitare jashtëzakonisht moderne dhe mban në dorë fuqinë për të kundërshtuar princin e kurorës.”

Gazetari i BBC-së, Frank Gardner kishte thënë se me këtë lëvizje, Muhamed bin Selman e ka fuqizuar pushtetin e tij, duke vazhduar me programe të reformës.

VDEKJA E PRINCIT MANSUR DHE 8 BUROKRATËVE

Ishte rrëzuar helikopteri i cili barte princin Mansur bin Mukrin dhe 8 burokratë të lartë dhe të gjithë kishin humbur jetën, duke përfshirë edhe princin.

Afërsia e Princit Mansur i cili humbi jetën në helikopterin e rrëzuar në Arabinë Saudite, me princin e kurorës bin Naif dhe fakti që babai i tij ishte një princ i kurorës, shtoi dyshime në vdekjen e tij.

Rënia e helikopterit të princit pas operacionit të korrupsionit ku një numër i madh i princave dhe burokratëve u arrestuan, shfaqi dyshimin për mundësin e një sabotimi, sepse princi Mansur kishte një vend të rëndësishëm në familjen saudite.

JAMAL KHASHOGGI

Që kur vendi i tij hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite më 2 tetor, nuk ka ndonjë lajm për gazetarin, Jamal Khashoggi. Zyrtarët turq thonë se Khashoggi u vra në konsullatë ndërsa zyrtarët sauditë mohojnë këto pretendime.

Jamal Khashoghi me origjinë nga Kayseri, lindi më 13 tetor 1958. Nipi i Adnan Khashoggit kishte vdekur në aksident me princeshën Diana. Ndërsa nipi tjetër i Adnan Khashoggit kishte vdekur në sulmin e Reina-s. Jamal Khashoggi ishte kusheri i këtyre të dyve.

Khashoggi u diplomua Universitetin Shtetëror Indiana në SHBA në vitin 1985 dhe më pas u kthye në vendin e tij dhe filloi të punonte si gazetar.

Khashoggi i cili ishte kryeredaktor i gazetës Al Madina prej vitit 1991 deri në vitin 1999, ka pasur lajme se ai kishte bërë intervistë me  ish-udhëheqësin e al-Kaidës Osama bin Laden në Afganistan dhe Sudan në mes të viteve 1987-95.

Khashoggi i cili më pas ka punuar në krye të Arab News në anglisht, më von kishte punuar në gazetën Al Watan për 52 ditë dhe pastaj u shkarkua nga puna pasi në gazetë u botuan artikuj që kritikonin strukturën fetare në vend.

Khashoggi i cili më pas ishte larguar nga vendi, u caktua si këshilltar i princit Turki al Faisal, i cili ishte ambasadori i Arabisë Saudite në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Në vitin 2008, ai u rikthye si kryeredaktor i Al Watan dhe në vitin 2010 ai përsëri u shkarkua nga puna për shkak të shkrimeve kritike në gazetë.

Që nga shtatori 2017, ai filloi të jetoj në SHBA dhe të punoj në gazetën Washington Post. Ai e shpjegoi të drejtën e tij për t’u larguar nga vendi me këto rreshta:

“Pak vite më parë, kur disa nga miqtë e mi u morën në paraburgim, unë vuajta shumë. Nuk thash asgjë. Nuk doja ta humbas punën apo larine time. Shqetësohesha për familjen time. Tani bëra një zgjedhje tjetër.”

“Duhej të lija pas shtëpinë, familjen dhe punën time, por po i shpreh mendimet e mia. Unë mund të flas në një kohë kur shumë njerëz nuk mund të flasin.”

Në shkrimet e tij, ai kritikoi politikat e Arabisë Saudite ndaj Katarit dhe luftën e Jemenit.

Ai kishte argumentuar se operacioni i cili thuhej se ishte bërë kundër korrupsionit në vitin 2017 në Arabinë Saudite dhe në të cilin u morën në paraburgim shumë princa, ishte një operacion i bërë për të fuqizuar pushtetin e princit të kurorës Muhamed bin Selman.

“Muhamed bin Selman po e zbaton drejtësinë sipas dëshirës së tij. Ai nuk ka tolerancë as për kritika të lehta.”

Në shkrimet e tij, Khashoggi, përveç kritikave përfshinte edhe lëvdata, ku thoshte se mbështet vizionin e vitit 2030 të princit të kurorës, Muhamed./ Tasnim News Agency

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne