Gazetari-Mynyr Konit: Turp, pse hesht! E ke shndërruar universitetin në kioskë për qoka

Gazetari dhe moderatori, Denis Dyrnjaja i kërkon rektoratit të Universitetit të Tiranës arsyen e heshtjes dhe mospasjen e një qëndrimi, sidoqoftë ai, lidhur me protestën 5-ditore të studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Në një status në rrjetet sociale, Dyrnjaja shkruan se është i turpshme fakti që rektorati dhe dekanët e universiteteve prej ditësh kanë heshtur.

“Janë ca burokratë e karrieristë klasikë të cilët kanë ndalur orën e shkencës prej vitesh duke e shndërruar universitetin në kioskë që jep diploma me para e për qoka në shërbim të partive politike për të siguruar fitoren në garën e ardhshme në krye të Universitetit.

Turp, Turp për ju që e konsideroni veten profesorë dhe drejtues të universitetit”, shkruan ndër të tjera gazetari, i cili që në nisje të protestës, ishte ndër të parët që apeloi që protesta të mos politizohet.

Reagimi i plotë:

Pse hesht Rektori i Universitetit të Tiranës, pse heshtin dekanët e universiteteve?!

Të vetmit që heshtin prej ditësh janë rektorët dhe dekanët e universiteteve.

Janë ata që kanë lejuar që arsimi të shkojë në këtë gjendje degraduese, janë ata që kanë lejuar fiktivitetin në universitete, korrupsionin, nepotizmin, janë ata që kanë mykur universitetin. Si shpjegohet që në pikën më të nxehtë kur studentët janë në rrugë dhe protestojnë prej ditësh rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni hesht?!

Asnjë deklaratë, asnjë qëndrim. Kjo do të thotë se universiteti është jetim. Ç’është kjo heshtje skuthe?! Ç’është ky rektor që nuk mban nje qëndrim për kërkesat e studentëve, qoftë kundër ose pro tyre, mban njeriu një qëndrim. Është detyrim ligjor në rradhë të parë dhe më pas edhe detyrim publik e së fundi moral sepse je në krye të një institucioni ku të janë ngritur njerëzit në protestë.

Por në disa raste heshtja flet edhe më shumë, heshtja është prelud i asaj që duhet të ndodhë. Duhen pastruar universitetet nga lart. Universiteti është kalbur nga koka dhe andej edhe qelbet prandaj, studentët sot janë në rrugë.

Sepse krah tyre dhe për te mbrojtur interesat e tyre jo sot, por dje, sot e gjithmonë duhet të jenë drejtuesit e universiteteve por nuk kanë qenë dhe nuk janë sepse janë ca aparatçikë të lodhur.

Janë ca burokratë e karrieristë klasikë të cilët kanë ndalur orën e shkencës prej vitesh duke e shndërruar universitetin në kioskë që jep diploma me para e për qoka në shërbim të partive politike për të siguruar fitoren në garën e ardhshme në krye të Universitetit.

Turp, Turp për ju që e konsideroni veten profesorë dhe drejtues të universitetit. Që i trembeni edhe hijes suaj dhe skeni minimumin e kurajos publike për detyrën dhe statusin për te cilin paguheni. Turp.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne