Gazetari sulmon Kadarenë

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari Basir Çollaku ka “sulmuar” shkrimtarin Ismail Kadare, se pse sipas tij nuk ka reaguar në lidhje me përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare.

“Kadareja përse hesht, kur kultura e libri perdhosen”-shkruan ndër të tjera Çollaku.

“Kadareja përse hesht, kur kultura e libri perdhosen…?! Apo eshte ende ne France..

Shoku Ismail Kadare, qe u “pervelua” dikur per Bashkine, duke i shkruar Bashes te terhiqej e te mbetej Rama kryebashkiak, ka humbur…Nuk flet per stadiumin, nuk flet per sheshin, per detin, per Çamerine, nuk flet per Teatrin…dhe nuk flet per ate qe ai njihet ne dynja per masakren e librit ne Biblioteken Kombetare…Me kete, ka fituar Nobelin e heshtjes dhe harreses..”-shkruan Çollaku në postimin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne