Gazetarja izraelite reagon ashpër ndaj ushtarëve të vendit të saj

Gazetarja izraelite, Oshrat Kotler reagoi ndaj torturave që ushtarët izraelitë bëjnë ndaj palestinezëve.

Spikerja e lajmeve të kanalit televiziv izraelit “Channel 13”, Oshrat Kotler, pas një lajmi që prezantoi për torturat e 5 ushtarëve izraelitë ndaj babait dhe djalit të tij 15-vjeçar, që gjendeshin të arrestuar, kritikoi sjelljen çnjerëzore në fjalë.

Ajo reagoi ndaj torturave ndaj babait dhe djalit të tij, të cilëve krahas duarve dhe këmbëve i ishin lidhur edhe sytë, dhe u shpreh duke thënë: “Fëmijët tanë i dërgojmë ushtarë, ata i marrim mbrapsht të kthyer në kafshë. Ky është një rezultat i pushtimit”.

Pas reagimit që kishte në shënjestër ushtarët që bëjnë tortura ndaj palestinezëve, Kotler u kthye në qendër të kritikave të shumë liderëve të djathtë, me në krye Kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Ky i fundit tha se duhen dënuar fjalët e Kotler dhe shtoi: “Unë jam krenar për ushtarët e ushtrisë së Izraelit dhe i dua shumë ata”.

Edhe Ministri i Arsimit dhe lideri i Partisë së Djathtë të Re, Naftali Bennett, që spikat për mendimet e tij ekstremiste të djathta, duke pretenduar se Kotler është konfuze, kritikoi spikeren izraelite. Edhe në deklaratën me shkrim të bërë nga partia e Bennetit bëhej e ditur se do të aplikohet në prokurori për të filluar hetim në lidhje me gazetaren.

Kurse Oshrat Kotler, në deklaratën që bëri pas reagimeve në rritje, u shpreh: “Fëmijët e mi dhe shokët e tyre janë të gjithë ushtarë. Unë iu referova vetëm atyre ushtarëve që dëmtojnë palestinezët, që janë nën kontrollin tonë”.

Një baba palestinez dhe djali i tij, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, që u arrestuan në 8 janar në Bregun Perëndimor të pushtuar, me pretendimin se ndihmuan arratisjen e një të dyshuari palestinez, kishte aplikuar tek autoritetet izraelite për fillimin e një hetimi ndaj ushtarëve të cilët i kishin torturuar.

5 ushtarët torturues ishin arrestuar në 10 janar dhe ndërkohë ka filluar hetimi ndaj tyre. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne