Gazetarja konfirmon ekzistencën e provave të tjera që ‘fundosin’ Tahirin

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se ka prova të tjera që janë në dorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lidhin Saimir Tahirin me trafikun e drogës.

Lala thekson se letër-porosia nga Italia për këtë çështje është dërguar direkt tek Prokuroria, duke shmangur kështu Ministrinë e Drejtësisë.

“Ka përgjime të kryera nga Italia. Kanë bashkëpunuar në mënyrë sekrete; siç thanë prokurorët sot se letër-porosia na ka ardhur direkt sipas ligjit, pa kaluar tek ministria e Drejtësisë. Është shmangur rruga për tek ministria e Drejtësisë. Shtrohet pyetja a ka prova dhe fakte të tjera: pa diskutim që ka. Ajo çfarë unë them sot është që komisioni duhet të votojë heqjen e imunitetit.” – deklaroi gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Studio e Hapur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne