Gazetarja muslimane shqiptare, strehon familjen në mes të katër rrugëve

Në banesën e fundit në të cilën ka jetuar, Familja Veseli nuk mundi ta paguajë qiranë dhe dritat për muaj të tërë. Gjashtë muaj qëndruan pa drita, duke u përpjekur të bënin dritë me një bombol gazi, e cila një natë krejt papritur shpërtheu.  Përpak sa nuk ndodhi një tragjedi. Por më re keqja nuk kishte ndodhur, atë natë pronari i shtëpisë i nxjerr jashtë, për shkak të mos pagesës së qerasë. Mbetën mes katër rrugëve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2aOArXTNrMs?feature=oembed]

Nuk dinin ku të shkonin, nuk kishin ku ta kalonin natën, në park bënte shumë ftohtë. Ato orë ankthi asnjë nga pjesëtaret e familjes nuk dëshiron t’i kujtojë. Teksa të tjerët qëndronin në shtëpitë e tyre të ngrohta, ata dridheshin, fëmijët qanin dhe nuk mundeshin t’i ndalnin dot. Në atë natë të vështirë, apo tmerri siç ato e përshkruajnë, iu gjend dikush pranë. Ajo është gazetarja nga Shkupi, Farie Bakiu, e cila i mori nga rruga duke i çuar në një shtëpi me qera, përkohësisht. Por kjo ishte një zgjidhje e momentit, ata sërish rrezikojnë të mbeten jashtë.

Vehapi punon me çka të mundet por të ardhurat janë aq të pakta sa nuk i mjaftojnë as për ushqime. Nerminin, të ëmën e tij  nuk e zë as gjumi, sepse frikësohet se mos përfundojnë në rrugë sërish, e kjo do të ishte e papërballueshme për të. Gazetarja Farie Bakiu punën pranë televizionit shtetëror të Maqedonisë . Ajo tregoi në studion e shqiptarëve se i siguroi familjes  së bashku me një donator modest dy muaj qira, që të mos qëndronin ne rruge.

Ndërsa Ajseri, mamaja e dy vajzave është e sëmurë me anemi të theksuar, shpesh herë i bie të fikët, dhe nuk punon dot, vetëm përpiqet të kujdeset për fëmijët. Ajo e ka të vështirë kur fëmijët kërkojnë e s’ka asgjë për t’u dhënë. Ata janë të vogla dhe krejt të pafajshme, nuk mund ta kuptojnë hallin e prindërve dhe të gjyshes. Ata kanë botën e tyre, e cila në fakt është krejtësisht e zbrazët, edhe pse nuk e shohin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne