Gazprom rrit sasinë e gazit të eksportuar në Turqi

Kompania ruse e energjisë, “Gazprom” deklaroi se eksporti i gazit natyror drejt Turqisë për periudhën janar-nëntor është rritur me 20,4% në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Në deklaratën e bërë në lidhje me çështjen nga kompania “Gazprom” gjithashtu bëhet e ditur se është rritur edhe dërgimi i gazit natyror në vendet e përfshira në projektin e tubacionit të gazsjellësit Rrjedha Turke.

“Në këtë kuadër kompania e jonë ka rritur sasinë e gazit të dërguar në Greqi me 11,6%, në Bullgari me 6,8%, në Hungari me 22,3% dhe në Serbi me 26,1%”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kompania ruse “Gazprom”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne