nga Jonathan Cook.

Kjo ishte një javë shumë e keqe për ata që pretendojnë se Izraeli ka ushtrinë me më shumë moral në botë. Në ditët e fundit kishim një shembull abuzimesh ndaj palestinezëve, në të cilin ushtria izraelite u kap duke gënjyer.

Një fëmijë i plagosur në mënyrë të tmerrshme nga ushtarët u arrestua dhe nën tmerrin e kërcënimeve u detyrua të nënshkruante një deklaratë të rreme se ai ishte lënduar në një aksident me biçikletë. Një burrë që, siç thuhet, kishte vdekur nga gazi lotsjellës, në të vërtetë u qëllua në distancë dhe pastaj u rrah egërsisht nga një turmë ushtarësh dhe u la në vend i vdekur. Diku në një vend tjetër ushtarët hodhën një bombë me gaz lotsjellës në drejtim të një çifti palestinez që mbanin një fëmijë në krahë teksa largoheshin nga fshati i tyre për tu mbrojtur.

Në fillim të viteve 2000, në agimet e revolucionit të mediave sociale, izraelitët i hidhnin poshtë provat e filmuara të brutalitetit të ushtarëve duke i quajtur ato të rreme dhe të montuara. Kjo ishte ajo që ata e quajtën “Pallywood” – një bashkëpunim i palestinezëve dhe i Hollivudit.

Në të vërtetë, ishte ushtria izraelite dhe jo palestinezët, që duhej të prodhonin një version më të favorshëm të realitetit.

Javën e shkuar, doli sheshit se zyrtarët izraelitë kishin pranuar në një gjykatë ushtarake se ushtria kishte rrahur dhe mbyllur një grup gazetarësh palestinezë, si pjesë e një politike të qartë për ndalimin e raportimeve të gazetarëve për abuzimet e ushtarëve.

Mashtrimet e Izraelit kanë një histori të gjatë. Në vitet 70, i riu Juliano Meir-Khamis, i cili më vonë do bëhej një nga aktorët më të famshëm të Izraelit, u caktua të mbante një çantë armësh gjatë operacioneve në kampin e refugjatëve në Xhenin, Bregu Perëndimor. Kur gratë dhe fëmijët palestinezë vriteshin, ai u vendoste nga një armë pranë trupit.

Në një incident, kur ushtarët duke luajtur goditën me një raketëhedhese një vajzë 12-vjeçare dhe gomarin e saj, Meir-Khamis u urdhërua të vinte eksplozivë mbi trupat e tyre.

Kjo ndodhi para se të shpërthente kryengritja e parë masive e palestinezëve kundër okupimit në fund të viteve 80. Më pas, ministri i mbrojtjes Isak Rabin, i cili më vonë do hiqej si njeri i paqes dhe model për Hollywoodin, i bëri thirrje trupave që tu “thyejnë kockat” palestinezëve për të ndaluar përpjekjet e tyre çlirimtare.

Përpjekjet e dëshpëruara dhe nganjëherë të vetë-sabotuara që Izraeli përdor për të shpëtuar imazhin e tij, u vunë re edhe javën e kaluar, kur 15-vjeçari Mohammed Tamimi u rrëmbye nga shtrati i tij në një bastisje të natës.

Në muajin dhjetor ai u qëllua në fytyrë nga ushtarët gjatë një zaptimi të fshatit të tij Nabi Saleh. Mjekët jashpëtuan jetën, por ai u la me një kokë të deformuar dhe një pjesë të kafkës që i mungonte.

Vuajtjet e Mohammedit bënë lajm sepse ai ishte një lojtar i vogël në një dramë më të madhe. Pak kohë pasi u qëllua, një video regjistroi kushërirën e tij, 16-vjeçaren Ahed Tamimi, duke goditur me shpullë një ushtar pasi kishte hyrë në shtëpinë e saj.

Ahed, e cila është në burg në pritje të vendimit të gjyqit, u kthye tashmë në një ikonë të rezistencës palestineze. Ajo është bërë edhe një simbol i viktimizimit të fëmijëve nga Izraeli.

Kështu Izraeli filloi punën për përpunimin e tregimit: Ahedi një terroriste dhe provokatore.

Një ministër i qeverisë, Michael Oren, madje ngriti një komitet të fshehtë për të provuar se Ahedi dhe familja e saj ishin në të vërtetë aktorë të paguar me qëllim për “ta bërë Izraelin që të dukej i keqi”. Mashtrimi i Pallywoodit ishte tejkaluar.

Ngjarjet e javës së kaluar morën një kthesë të re në kohën kur Mohammedi dhe të afërmit e tjerë u arrestuan, megjithëse ai ishte ende i sëmurë rëndë. I zhvendosur në një qendër të marrjes në pyetje, atij iu mohua avokati dhe prezenca e prindërve.

Pak kohë më pas, Izraeli publikoi një dokument të nënshkruar i cili thoshte se dëmtimet e tmerrshme të Mohammedit nuk ishin përgjegjësi e Izraelit, por ishin plagë të shkaktuara gjatë një aksidenti me biçikletë.

Yoav Mordekai, zyrtari më i lartë i shtetit okupues e trumpetoi dokumentin si nje provë të një “kulture gënjeshtrash” palestineze. Lëndimet e Mohammedit ishin “lajm i rremë”, njoftuan me pas mediat izraelite me zell.

E privuar nga e drejta për tu shfajësuar për goditjen me pëllëmbë të një ushtari okupator, Ahed tani është mbyllur dhe izoluar nga gjykatësit ushtarakë. Përveç dëshmitarëve, të dhënave telefonike, dokumentacionit spitalor, si dhe skanimit të trurit, të gjitha dëshmojnë se Muhamedi u qëllua.

Kjo ishte thjesht një tjetër nga prodhimet e pafundme të Israeliwoodit për ta hedhur automatikisht fajin tek palestinezët. Me qindra fëmijë në burgjet Izraelite çdo vit duhet të qëndrojnë në rresht për të nënshkruar rrëfimet, marrëveshjet për pranimin e fajësisë, që të fitojnë reduktim të dënimeve me burg.

Më shumë ngjason me Franz Kafkën se me Hollywoodin.

Një ngjarje e dytë nga ushtria u zbulua javën e kaluar. CCTV publikoi pamjet e 35 vjeçarit Jasin Saradih i cili u qëllua në distancë gjatë një bastisje të Xherikos. Pasi u plagos, u rrah egërsisht nga ushtarët dhe u la që ti rridhte gjaku derisa vdiq.

Ishte një incident i papritur. Një raport i Amnesty International muajin e kaluar vuri në dukje se shumë nga dhjetra palestinezë të vrarë në vitin 2017 ranë viktimë e ekzekutimeve jashtëgjyqësore.

Para se të shfaqej vrasja e Jasin Saradihut, ushtria lëshoi një seri deklaratash të rreme, ku ndër të tjera thuhej se vdiq nga gazi lotsjellës, mori trajtimin e ndihmës së parë mjekësore megjithëse ishte i armatosur me thikë. Videoja i hodhi poshtë të gjitha.

Gjatë dy viteve të fundit, dhjetëra palestinezë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, janë qëlluar në rrethana të ngjashme të dyshimta. Në mënyrë të njëjtë ushtria ka dalë në përfundimin se ata u vranë duke sulmuar ushtarët me thika. Izraeli madje e quajti këtë periudhë trazirash si “intifada e thikave”.

A po mbajnë sot ushtarët izraelite thasë me thika, ashtu si dikur Meir-Khamis mbarte thasë me armë?

Gjatë një periudhe gjysmë shekullore që prej pushtimit, jo vetëm që janë korruptuar gjenerata ushtarësh izraelitë doleshentë, por është nevojitur edhe një industri gënjeshtrash dhe vetë-mashtrimesh për të siguruar që ndërgjegjet e izraelitëve të mos mjegullohen nga momentet e dyshimit, që ndoshta ushtria e tyre nuk është aq e moralshme./counterpunch/Gazeta Impakt

50