Gërmimet gjatë natës rrezikojnë arkeologjinë dhe mozaikun, në një nga projektet e bashkisë Durrës

Në qytetin e Durrësit, prej muajsh ka nisur zbatimi i projektit për “Ndërtimin e shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini”. Një lajm i mirë ky për banorët e qytetit, gjendur përballë një objekti që prej vitesh ishte amortizuar.
Vendndodhja e shkollës është në Zonën Arkeologjike B, që lejon ndërtimet e reja. Prej muajit janar të këtij viti, nisi prishja e objektit ekzistues, për të ndërtuar brenda 8 muajve godinën e re.
Ashtu si tek nisja e projektit “Veliera”, edhe ky projekt i bashkisë Durrës, nuk kishte kaluar më parë në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Prishja e objektit vijoi për rreth 4 muaj, megjithëse nuk kishte leje nga institucionet e kluturës. Punimet në këtë shesh përveç zbulimeve të reja që mund të nxjerrin në dritë, duhet të ruajnë një nga xhevahiret e arkeologjisë shqiptare. Në perimetrin rrethues të shkollës, gjendet mozaiku që i përket shekujve III-IV pas Krishtit, i zbuluar në vitin 1968, nga arkeologu Vangjel Toçi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne