Gert Wilders, përplasje me një turk në parlamentin hollandez: i tregohet lidhja me Izraelin

Geert Wilders, lideri i i partisë së djathtë ekstreme në Holandë, Partia për Liri, ka lëshuar një tjetër deklaratë ksenofobike duke thënë se në Parlamentin e Holandës dhe në kabinet duhet të ketë vetëm holandezë.

“Ky është parlamenti i Holandës. Këtu duhet të ketë vetëm holandezë. Nuk dua turq, marokenë ose suedezë në këtë parlament. A nuk kam të drejtë ta them këtë? Ky është vendi im”, tha Wilders në një fjalim në parlament.

Nxitje për të ishte fakti se Wilders kundërshton që deputetët ose ministrat të kenë shtetësi të dyfishtë. Dhe në gjykimin e tij, në vend të lojalitetit ndaj dy shteteve, anëtarët duhet të jenë lojal ndaj vendit në parlamentin e të cilit janë pjesëtarë.

Por kjo deklaratë pati kundërshtime të forta. Tunahan Kuzu, lideri politik i Partisë Denk, e formuar nga turqit, tha: “Kush është holandez e kush jo, vendos kushtetuta e vendit, e jo Wildersi. Shtetësia e dyfishtë nuk tregon asgjë për lojalitetin e një personi ndaj shtetit. Lojaliteti i një individi mund të matet nga sjelljet e tij”, tha Kuzu duke shtuar se është Wilders ai që duhet ta shqyrtojë lojalitetin e tij.

“Në të kaluarën, Wilders është gjendur më shumë në Ambasadën e Izraelit sesa në shtëpinë e tij. Kjo gjë tërhoqi aq shumë vëmendje, saqë Agjencia Holandeze e Inteligjencës u detyrua ta hetojë këtë gjendje”, shtoi Kuzu. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne